Futboll Sport

Mourinho dhe Pogba në “pikën zero”, ja si francezi e injoroi trajnerin portugez

Marrëdhëniet e Paul Pogba me trajnerin Jose Mourinho, sipas mediave angleze, është tërësisht e ngrirë, në “pikën zero”. Për pasojë, mesfushori francez duket se ka përfunduar në listën e lojtarëve për shitje gjatë merkatos së kësaj vere.

Në ndeshjen e fundit, ndaj West Bromwich Albion, siç e ka fokusuar “The Sun”, transferimi rekord i Manchester United është zëvendësuar në minutën e 58-të nga Martial. Por, ajo që ka bërë përshtypje në këtë moment, kur ka dalë nga fusha e lojës, ka qenë ftohtësia e tij karshi trajnerit Mourinho dhe anasjelltas.

Francezi ka pasur një shtrëngim duarsh me veteranin e klubit, Michael Carrick, dhe ndihmësin e trajnerit portugez, Rui Faria. Mourinho, 55 vjeç, nuk u përshëndet me lojtarin e tij. Kur u pyet për Pogba, pas ndeshjes së fundit, portugezi tha: “Unë jam trajner i ekipit dhe jo një tifoz i madh i tij.

Sidoqoftë, ai luajti shumë mirë. Kundër Manchester City ishte fenomenal. Edhe kësaj here, ai ishte shumë, shumë i mirë”. “SunSport” zbuloi ekskluzivisht se Pogba, 25 vjeç, është i vendosur të qëndrojë te Manchester United, mes interesit nga Real Madrid dhe PSG-ja. Mesfushori francez është hequr nga formacioni titullar në nëntë nga 14 ndeshjet e fundit.

Legjenda e “Djajve të Kuq”, Paul Scholes, beson se Pogba mund të jetë në rrugën e largimit të tij nga “Old Trafford”, në verë. Ai tha: “Po, unë mendoj se mund të largohet. Nuk di gjëra konkrete, sepse nuk flas në të vërtetë me askënd në klub. Por, nga jashtë, teksa i shikon gjërat, duket sikur marrëdhënia nuk është e mirë”.

Related posts

PRITJES I ERDHI FUNDI/ Ibrahimovic mbërrin në Milano: Kjo është shtëpia ime…

Delo.autor

NUK NDALET NEYMAR/ Kapet mat duke puthur dy vajza, partnerja: Jam e zhgënjyer

F.autor

Leonardo: I kemi idetë e qarta, ai përfaqëson historinë e Milan-it

Sadik.Autor

Leave a Comment