Futboll

Duka i bën thirrje Finos: Futbolli të mos varet nga politika

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka folur për disa çështje të nxehta, ku nga më kryesoret është zgjedhja e trajnerit të ekipit tonë kombëtar

Në intervistën për Supersport, numri 1 i futbollit shqiptar foli edhe për garën e ardhme për postin e presidentit të FSHF-së, ku pritet të jetë në garë me deputetin e Partisë Socialiste, Bashkim Finon.

“Federata është institucioni më i mirë në Shqipëri. Jemi në sport dhe nuk kemi kundërshtarë dhe armiq. Jemi në garë sportive alternativash. Për kandidatin aktual, unë kam njohje personale dhe e vlerësoj si njeri. Kemi bërë shkollën bashkë dhe e kam respektuar periudhën e tij si Kryeministër në një moment të vështirë për Shqipërinë. Nëse Bashkimi do të jetë kandidat për president si përfaqësues i Partisë Socialiste, ai duhet të dalë nga zyrat e saj.

Nëse jo, partia duhet të bëjë të kundërtën dhe të thotë se distancohet nga kjo iniciativë që është e drejta e plotë e zotit Fino, e cila mund të jetë private.

Partia Socialiste patjetër që do ta bëjë këtë gjë. Ose do ta vendosë si kandidatin e saj, ose do të thotë që është iniciativë private. Kjo do të jetë në të mirën e lojës që futbolli të mos jetë i varur nga politika”, deklaroi Duka.

Related posts

“SHPËRTHEN” KUNDËR YLLIT TË BAYERN MUNICH/ Legjenda Kahn: I kemi shtruar tapetin e kuq, por ai…

Delo.autor

E KRYER/ Milan kthen “kolosin” Bakayoko! Orë vendimtare për talentin e Real Madrid

Delo.autor

Real Madrid, Ramos jep miratimin për mbrojtësin e Chelsea

Isa.Autor

Leave a Comment