Futboll Seria A

Inter në ‘ankth’, Guardiola kërkon me ngulm mbrojtësin e zikaltërve

Qendërmbrojtësi i Inter, Milan Skriniar është bërë shndërruar në objektivin numër 1 të trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, për merkaton e janarit. Guardiola, i cili tashmë sheh skuadrën e tij të fluturojë drejt trofeut të titullit kampion në Premier League, ka vulosur futbollistin e përfaqësueses sllovake, Skriniar si blerjen e tij të ardhshme. Futbollisti 22-vjeçar ka qenë në formë të shkëlqyer me zikaltrit këtë sezon, por tashmë ka hedhur vështrimin e tij drejt një transferimi në Premier League. Lajmi konfirmohet nga tabloidi britanik “Express”.Inter Milan star Milan Skriniar is Manchester City's top target

I njëjti burim aludon se Guardiola synon të afrojë në skuadër të paktën edhe një qendërmbrojtës, pasi synon të fitojë katër trofe kryesorë në gjysmën e dytë të sezonit. Qendërmbrojtësi i Southampton, Virgil Van Dijk, i cili kërkohet gjithashtu edhe nga Liverpool e Chelsea, është po ashtu në listën e të preferuarve të Guardiolas. Skriniar është vlerësuar si qendërmbrojtësi i ri më i mirë në Europë për këtë sezon dhe përkrah me John Stones mund të jenë e ardhmja e artë e Manchester City për shumë vite të tjera. Inter besohet se është e gatshme të pranojë ofertën nga City, pasi nga ana e vet kërkon të krijojë buxhetin për të shpenzuar më pas në merkaton e verës.

Related posts

E DONTE FLAMURTARI/ Kaleb Ekuban prezantohet tek KLUBI I MADH TURK

Isa.Autor

Ernes Gjoka: Dy lojtarë nga formacioni luajtën të dëmtuar, jam i mërzitur sepse na duhen pikët

Q.Autor

Sulmuesi shqiptar i Zvicrës, stërvitet nga nëntë orë në ditë për të qenë i gatshëm në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment