Futboll Sport

Partizani harron turpërimin në Kukës, nis e mbjell pemë… (FOTO)

Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen e javës së 30-të të Superiores, të cilën do ta luajë të hënën, në “Selman Stermasi”. Kundërshtari do të jetë Skënderbeu, kryesuesi i kampionatit dhe kampioni i ri i vendit, që pret vetëm të kurorëzohet matematikisht në javët e mbetura.

Sidoqoftë, krahas stërvitjes, lojtarët e kuq kanë gjetur kohë e “nerva” për t’u përfshirë edhe në nismën e kryebashkiakut të kryeqytetit, duke mbjellur pemë. Kjo gjë duket në fotot dhe mesazhin e bërë publik nga faqja zyrtare e klubit 15 herë kampion të vendit:

“Partizani i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në projektin e mbjelljes të pyllit orbital. Me pjesëmarrjen e drejtorit të përgjithshëm të klubit, Olsi Rama, lojtarëve dhe prezencën e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, u mbollën pemë të reja, të dhuruara nga kompania “Green Farm” shpk, në zonën e Liqenit të Thatë, për të vijuar kështu pyllëzimin e kryeqytetit”.

 

Related posts

STATISTIKAT/ Kujdes Brazil, Kroacia i ka “fiksim”… shtesat

F.autor

E BUJSHME/ Pogba: Rikthimi në Juventus? Nuk i dihet

Isa.Autor

“LARGIMI I “PLESHTIT” NGA CAMP NOU NUK ËSHTË I PAMUNDUR”/ Ish-drejtori sportiv i Barças: Mund të kalojë tek gjiganti i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment