Futboll Seria A

Cuadrado: Dybala? Duhet ta fitojë vendin në stërvitje

“Vendi i titullarit fitohet në stërvitje”. Një koncept i thjeshtë, që Cuadrado e ka shumë të qartë. Nga ana tjetër, kur ke një trajner që nuk fal askënd, as Higuain, si Allegri, ose mëson shumë shpejt (dhe mirë), ose përfundon (për momentin) si Paulo Dybala.

Argjentinasi është lënë në stol në ndeshjen e madhe kundër Roma-s. Allegri e ka nxejrrë në nxehje, por më pas e ka kthyer në stol sepse skuadrës i duhej diçka tjetër. Sulmuesi ka duartrokitur dhe mbështetur skuadrën buzë fushës në atë moment delikat.

“Dybala nuk po kalon një moment të mirë, – ka thënë kolumbiani. – Mund të ndodhë ndonjëherë që të luash më pak, por ai duhet të jetë i vetëdijshëm se duhet ta fitojë vendin me punën që bën në stërvitje. Është një lojtar i madh, e dimë atë që mund të na japë dhe shumë shpejt do të kthehet në fushë për të na ndihmuar”.

Related posts

TIFOZËT E PRESIN ME PADURIM/ Rikthimi te “Djalli”, vijojnë kontaktet IBRA-LEONARDO

Isa.Autor

“ARTITEKTI I TRIPLETËS”/ Moratti: I kënaqur edhe me vendin e dytë, frustruese kur fiton gjithmonë…

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Roma blen talentin e kampionëve francez…

Delo.autor

Leave a Comment