Bundesliga Futboll

Drejtuesi i klubit gjerman flet për largimin e Aubameyang në janar nga Dortmundi

Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të largohet nga Borussia e Dortmundit gjatë merkatos së janarit. E siguron administratori i deleguar i klubit verdhezi, Hans-Joachim Watzke, në një prononcim për prestigjiozen gjermane “Bild”.

“Aubameyang? Kemi ende objektiva për të arritur dhe është e pamendueshme që në janar të heqim dorë nga një futbollist i kalibrit të tij”, tha drejtuesi i klubit gjerman.

A mund të rikthehet në “Signal Iduna Park” armeni Henrikh Mkhitaryn, siç kanë bërë në të shkuarën Kagawa, Gotze e Sahin?

“I njoh shumë mirë të dhënat ekonomike të Manchester United, mund të mendohet për një rikthim të tij te Borussia vetëm nëpërmjet imagjinatës”, theksoi Watzke.

Related posts

Tjetër goditje e Shkëndijës, merr mbrojtësin nigerian Wakili nga Trakai

Q.Autor

E PAPRITUR/ Të dielën shpallet kampioni, Boca JUNIORS çon në CAS River PLATE-in

Isa.Autor

VIDEO/ Roma barazon rezultatin ndaj Beneventos, ja autori i golit

Q.Autor

Leave a Comment