Futboll Sport

Fejzullahi – Partizani, merret vendimi për rinovimin e mbrojtësit

Arbnor Fejzullahi është kthyer në çështjen e ditës te skuadra e Partizanit. Ai është një nga mbrojtësit më të përfolur dhe më cilësor të klubit të kuq, pavarësisht se sezoni i fundit i ka shkuar keq, pasi u dëmtua që në start. 24-vjeçari mori një goditje në gju në ndeshjen e Kupës së Republikës kundër Naftëtarit dhe u detyrua që të operohej. Një problem i tillë bëri që preshevari të humbiste sezonin deri tani. Trajneri Klevis Dalipi nuk e ka aktivizuar ende në një ndeshje zyrtare, pasi e di që nuk është gati. Mbrojtësi nuk do të rrezikojë as vetë, pasi ka frikëse mund ta pësojë më keq.

Mbrojtësit i mbaron kontrata në fund të sezonit, por drejtuesit e klubit kanë shfaqur besim te ai, pavarësisht se vjen nga dëmtimi. Zyrtarët e Partizanit kanë nisur bisedimet me lojtarin për zgjatjen e kontratës. Ata i kanë ofruar një kontratë 2-vjeçare lojtarit të tyre. Partizani do të ketë shërbimet e mbrojtësit dhe për dy vitet e ardhshme duke treguar besim te futbollisti preshevar. Në kontratën e re që iu afrua atij, iu ulën pretendimet financiare. Fejzullahi merr 4000 euro në sezon duke qenë një ndër futbollistët më të mirëpaguar. Fejzullahi është menduar dhe ka kërkuar takimet të tjera me drejtuesit e klubit kryeqytetas.

Futbollisti nuk ka pranuar të firmosë me kushtet e ofruara nga klubi i kuq dhe do të ketë ballafaqime të tjera me drejtuesit e “demave”. Fejzullahi del si lojtar i lirë në verë dhe mund të largohet drejt çdo ekipi tjetër. Ai ka interesimin e disa klubeve dhe ka mundësinë të ushtrojë presion ndaj klubit të kuq, ndërsa drejtuesit e Partizanit po ndjekin të njëjtën strategji si me Bathën: merkatoja e verës është në prag dhe gjithçka mund të shkojë drejt një revolucioni. Fati i mbrojtësit do të vendoset në takimet e tjera mes palëve.

Related posts

TRONDITET BARÇA/ Ylli i katalanasve do largohet në janar: 3 ekipe kanë gati ofertën

Isa.Autor

REAL MADRID-ATHLETIC BILBAO/ Ancelolli: Kush s’luan në kundërsulm është i marrë…

Delo.autor

Fassone akuzon UEFA-n: Vendimi për bilancin financiar, plotësisht politik!

Q.Autor

Leave a Comment