Futboll

Milan ‘vuan’ ende në mbrojtje, gati oferta për ‘yllin’ e Bundesligës

Milani e nisi këtë edicion në Serie A si njëra nga pretendentët për titullin e kampionit.

Por me kalimin e javëve ‘Rossonerët’ ngecën dhe janë larg nga pozita e parë por edhe pozita që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

‘Rossonerët’ po mendojnë të përforcohen në repartin defensivë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Emri i ri në listën e Milanit është reprezentuesi gjerman Jonathan Tah i cili aktivizohet me Bayer Leverkusenin.

21-vjeçari nga Bregu i Fildishtë por që ka pasaportë gjermane ka konfirmuar se dëshiron një skuadër më të madhe.

Përpos Milanit në garë për lojtarin është edhe gjiganti gjerman Borussia Dortmund që po synon ta rinovojë mbrojtjen.

Lojtari është pjesë e ‘Farmaceutikëve’ që nga viti 2015 ndërsa kontrata e tij është valide deri në qershorin e vitit 2020.

Për ta lënë të lirë yllin e tyre, Leverkusen po kërkon rreth 25 milionë euro.

Related posts

Dopjetë e Dzarias, por Luftëtari arrin të marrë një pikë të artë Kukësit

Sadik.Autor

DALIC SULMON CR7/ RONALDO një EGOIST, nuk do e doja në skuadër portugezin

Isa.Autor

LIVE/ BARCELONA dhuron spektakël dhe shënon një gol fantastik me Coutinhon (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment