Futboll La Liga Sport

Merkato bëhet e nxehtë pa nisur, Perez prish planet e Barcelonës

Florentino Perez në kokën e tij ka një ide të qartë: të parandalojë kalimin e Antoine Griezmann te Barcelona. Për këtë arsye ai është i vendosur që ta çojë deri në fund, pasi ka pasur një takim me francezin.

Prej muajsh në Camp Nou nuk është më sekret kalimi i Griezmann në radhët e tyre, pasi kjo është diskutuar gjerë e gjatë duke e konsideruar sulmuesin si një prurje të sigurt në merkaton e verës.

Megjithatë, Florentino Perez dëshiron që të detyrojë lojtarin që të ndryshojë drejtim në momentin e fundit. Mësohet se ai e ka pyetur Griezmann-in: “A dini diçka për Messi-n?”.

As më shumë e as më pak, argjentinasi po mundohet me të gjitha mënyrat që sulmuesi i Atletico-s të mos nënshkruajë për Barcelona-n. Kjo ndodh vetëm për një arsye: Messi është i vettëdijshëm se ardhja e francezit do të vërë në presion shokun e tij Luis Suarez. Duke shtuar dhe faktin që Griezmann luan në qendër të sulmit ashtu si Suarez.

Bëhet e ditur se Perez e ka paralajmëruar lojtarin se nëse ai vendos që të shkojë te Barça, nuk do të jetë aq i pëlqyer sa në Metropolitan Wanda. Çka do të thotë se do të jetë i treti apo i katërti në listën e skuadrës blaugrana. Messi, Suarez, madje dhe Coutinho do të vijojnë të jenë mbi të.

Fakti është se te “Los Blancos” e dinë se Antoine Griezmann nuk ka marrëdhënie të mira me kapitenin e skuadrës së tyre, Sergio Ramos. Ka pasur disa përplasje mes të dyve që do të thotë se është fakt që do të ndikojë.

Në fakt, Griezmann kur ka qenë i vogël ka pasur në dhomën e tij posterat e idhujve të tij, lojtarët e Real Madrid, duke përfshirë dhe fanellën e Zinedine Zidane të cilën e ka mbajtur mbi shpatulla kur ka qenë i vogël, pasi e ka konsideruar atë si idhullin e tij.

Related posts

Formacionet zyrtare: Lazio dhe Interi luajnë 90 minutat vendimtare për Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Chelsea ofron dy lojtarë dhe para për Haaland, ja vendimi që merr Dortmund…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Futbolli italian merr vendimin historik

Delo.autor

Leave a Comment