Futboll Sport

Guardiola: Vështirë të gjesh lojtar më të mirë se Iniesta

ep Guardiola ka komentuar lajmet për largimin e mundshëm të Andres Iniesta nga Barcelona në fund të sezonit, ku mesfushori spanjoll besohet se do të transferohet në Superligën e Kinës.
“Nuk e di nëse është e vërtetë, kështu që preferoj të pres dhe të shoh se cili është vendimi i tij, qëndrimi në Barcelonë apo largimi”, ka deklaruar Pep Guardiola, në pyetjen për largimin e Iniestas nga Barcelona.

“Unë i uroj atij më të mirat. Ka qenë kënaqësi për mua që e kisha bashkëlojtar dhe pastaj isha trajneri i tij”.

“Ai është një nga lojtarët që e kupton më së miri lojën. Është vështirë të gjesh një më të mirë se ai”.

“Është po ashtu një person që ua mëson fëmijëve të vegjël se si duhet të luajnë, se si të kontrollojnë topin – është shembulli më i mirë që mund të tregojmë”

Related posts

Humbja me Anglinë nuk kapërdihet nga tifozët kolumbianë, zbuloni çfarë kanë bërë

Isa.Autor

“ËSHTË GATI TË VESHË FANELLËN E JUVENTUS”/ Tacchinardi nuk ka dyshime: Ai është shumë i fortë

Delo.autor

“SHYQYR HUMBËM 2-1 NDAJ BYLIS”/ Egbo: Jemi të qetë, me Kukësin si ndeshje derbi

Delo.autor

Leave a Comment