Futboll Sport

Tenis, “ATP Montecarlo”, në gjysmëfinale Dimitrov-Nadal

Dy gjysmëfinalet e “ATP-së së Montekarlos” do të zhvillohen mes Nadalit e Dimitrovit, si dhe Nishikorit e Zverevit.

Në çerekfinalet e zhvilluara të premten, Dimitrov mposhti pastër 2-0 Goffin, me sete 6-4 dhe 7-6, ndërsa Nadali e kishte edhe më të lehtë përballjen me Thiem, të cilin e eliminoi pas seteve të fituara 6-0 dhe 6-2.

Megjithatë, çerekfinalet nuk kaluan pa surpriza dhe, pas eliminimit të Djokoviç një raund përpara çerekfinaleve, eliminohet edhe Çiliç, pasi u mposht nga japonezi Nishikori 2-1, me sete 6-4, 6-7 dhe 6-3.

Japonezi do të sfidojë tashmë gjermanin Zverev, që triumfoi po 2-1 ndaj Gasquet, me sete 4-6, 6-2 dhe 7-5.

Related posts

KONTRATA ME NAPOLIN DREJT SKADENCËS/ Insigne kërkon të hapë negociatat me gjigantët e Premier League…

Delo.autor

RRËFEN TMERRIN E TËRMETIT QË GODITI TURQINË/ Portieri Selmani: U trembëm, ishte shumë i fortë…

Delo.autor

NDESHJA/ Super gol nga Jasir Asani, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Moldavisë

F.autor

Leave a Comment