Bundesliga Futboll Sport

Bayern i fiksuar pas talentit brazilian, e do me çdo kusht (VIDEO)

Bayern Munchen ka zbuluar një xhevahir dhe e kërkon me patjetër ta ketë atë. Ai quhet Paulinho, është vetëm 17 vjeç dhe luan në Brazil për skuadrën e Vasco da Gama-s. Konsiderohet si një nga futbollistët më të talentuar në Amerikën Latine dhe gjigantët bavarezë po shpejtojnë që ta marrin atë në Munich.

Klauzola e tij e shitjes është 30 milionë euro, por në klubin gjerman shpresojnë se atë mund ta shesin më lirë. Dhe kjo sepse klubi brazilian që e ka atë në pronësi po kalon një situatë delikate ekonomike dhe ka nevojë për të ardhura. Gjithsesi, Bayern nuk duhet që të mendojë shumë për shpenzimet, pasi janë të tjera klube të fuqishme të cilat janë gati që të paguajnë për Paulinho-n.

Sipas medieve braziliane, Bayer Leverkusen nuk ka humbur kohë dhe ka nisur tashmë bisedimet me përfaqësuesit e talentit. Madje një drejtues i klubit dhe një doktor udhëtuan në Brazil, ku i kryen një vizitë mjekësore të riut, e cila u kalua pozitivisht. Mesfushori kishte pësuar një dëmtim në dorë, por ai është rikuperuar plotësisht.

Si Bayern, ashtu edhe Bayer synojnë që ta marrin të riun në qershor, kur ai të ketë mbushur 18 vjeç. Përveç tyre, interesim për talentin kanë shprehur edhe Benfica, Manchester City, Borussia Dortmund, Juventus dhe Paris Saint-Germain. 

Related posts

FESTA PAS FITORES/ Kjo është brohoritma e kuqezinjve në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

HAZARD I MAGJISHËM/ Chelsea fiton me vështirësi, rimerr vendin e katërt të renditjes

Delo.autor

ARRITJE E MADHE E SKUADRËS SË LAMPARD/ Coventry rikthehet në Premier League pas 25 vitesh

F.autor

Leave a Comment