Futboll

Kaladze, shembulli sesi një futbollist mund të jetë i suksesshëm edhe në politikë (FOTO)

E mbani mend Kakhaber Kaladzen. Dikur ai ishte një futbollist i njohur pasi mbante veshur fanellën e një prej klubeve më legjendarë në botë pikërisht atë të Milanit. Sot Kaladze vetëm disa vite pasi ka varur këpucët në gozhdë është shndërruar në një politikan shumë të suksesshëm në vendin e tij të origjinës, Gjeorgji.

U tërhoq nga futbolli ndoshta disi më herët nga sa parashikohej pikërisht pasi i kishte vënë vetes një synim t’i futej fushës së politikës dhe ia arriti qëllimit, madje sot mund të thuhet pa frikë se Kaladze është rasti i veçantë kur një futbollist mund të jetë më i zoti në politikë sesa në fushën e blertë. Te Milani 39-vjeçari gjeorgjian luajti nga 2001 në 2010-ën duke fituar 2 Champions League, ndërkohë që karrierën e mbylli te Genoa në vitin 2012 kur ishte 34-vjeç.

Në shkurt të 2012-ës Kaladze u bë pjesë e partisë Demokratike në Gjeorgji ndërsa disa muaj më pas u zgjodh deputet në parlamentin e këtij shteti. Gjatë këtyre viteve ai ka mbajtur poste drejtuesi në politikë ndërsa sot është kryetari i bashkisë së kryeqytetit gjeorgjian Tbilisi, pasi në tetor të 2017-ës fitoi zgjedhjet duke grumbulluar 51,13% të votave.

 

Related posts

Zbuloni golashënuesit më të mirë në ligat kryesore evropiane për sezonin 2017/18 (FOTO)

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Sulmuesi i Kombëtares arrin akordin me kampionët e Italisë

Delo.autor

“LUFTA” PËR NJË VEND NËCHAMPIONS/ Çmenduri në Leverkusen-Frankfurt, 7 gola në pjesën e parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment