Futboll Sport

Milani ndihet i turpëruar pas humbjes nga skuadra e fundit në Serie A

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka thënë se klubi ndihet i tëri i turpëruar nga humbja ndaj skuadrës tashmë praktikisht të rënë nga liga elitare italiane, Benevento.
Milani u mposht 1-0 në shtëpi “San Siro” nga goli i Pietro Iemmellos dhe nuk mundi ta arrinte as barazimi madje as pas përjashtimit të Cheick Diabate me karton të kuq, transmeton Gazeta Express.

Për Beneventon kjo natë ishte historike, pasi arriti ta shënojë fitoren e parë në udhëtim në Serie A dhe të dytën në po aq ndeshje në kampionat këtë vit kundër Milanit.

“Duhet t’iu kërkojmë falje tifozëve për humbjen. Me gjithë respektin për Beneventon, Milani nuk është dashur ta humbte këtë ndeshje”, ka thënë pas ndeshjes Mirabelli.

“Ndihemi të turpëruar nga kjo performancë, po nuk duhet të trallisemi”, shtoi ai. /Express/

Related posts

Modric beson në besëtytni: Nëse të ndodh kjo, eliminohesh nga Botërori!

Isa.Autor

PO NDJEK FATIN E ROBBEN/ Coman i mallkuar, sërish DËMTIM TË RËNDË dhe OPERACION

Isa.Autor

GARA E MERKATOS/ Man City mposht Arsenal për firmën e talentit 14-vjeçar

Isa.Autor

Leave a Comment