Futboll Sport

MILAN MBËRRIN NË PRISHTINË/ Tifozët kore kundër “Zonjës së Vjetër” (VIDEO)

Skuadra e Milanit ka mbërritur prej disa orësh në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, teksa në mbrëmje në orën 20:45, do të zbresë në fushë për një përballje miqësore ndaj kampionëve të Feronikelit.

Kuqezinjtë kanë shumë mbështetës në Kosovë, të cilët kanë dalë për të përshëndetur ekipin e tyre të zemrës.

Ndërkohë, klubi ka sjellë në Kosovë edhe trofeun e Champions League, i cili është prezantuar para tifozëve në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ nga dy legjenda të klubit si Franko Barezi dhe Daniele Masaro. Ndërkohë, në këtë moment janë dëgjuar edhe disa kore kundër Juventusit nga të pranishmit, megjithatë duartrokitjet pushtuan sërish sheshin.

Sakaq, në prononcimet për shtyp, Barezi ka deklaruar se Milani do të zbresë në fushë me formacionin më të mirë, ndërsa shtoi se e njeh historinë e Kosovës dhe se futbolli në këtë vend do të zhvillohet edhe më shumë në të ardhmen.

Related posts

CHAMPIONS/ Dybala i “dhuron” fitoren Juventus dhe siguron vendin e parë në grup

Delo.autor

THYHET REKORDI 34-VJEÇAR/ Shënohet goli më i shpejtë në Botërorin e U-20 (VIDEO)

Delo.autor

Kosova debuton në Fadil Vokrri/ “Dardanët” të motivuar për fitoren e parë

Isa.Autor

Leave a Comment