Champions League Futboll Sport

Caktohet gjyqtari i Liverpool-Roma, me të “të kuqtë” shënojnë gjithmonë tre gola!!!

Do të jetë Felix Brych gjyqtar i Liverpool-Roma, gjysmëfinalja e parë e Champions League, e programuar të martën në mbrëmje në “Anfield Road”.

Për gjyqtarin nga Gjermania, që do të marrë pjesën edhe në Kupën e Botës në Rusi, do të jetë prania e dytë në stadiumin e “të kuqve”, pasi në muajin e kaluar gjykoi fitoi 3-0 ndaj City në ndeshjen e parë çerekfinale.

Kurioz është fakti se kjo do të jetë ndeshja e tretë për avokatin që gjykon Liverpool, sepse ai ishte arbitër edhe në sfidën e fazës me grupe në Champions League, ku ekipi i Klopp barazoi 3-3 ndaj Sevilla, edhe pse kryesonte 3-0.

Ai e ka gjykuar vetëm një herë Romën, në barazimin 1-1 ndaj CSKA Moskë, në Rusi, në fazën me grupe të Champions League 2014-2015.

Brych nuk i sjell shumë fat italianëve duke qenë se ishte ai gjyqtari i finales së Kardifit, ku Juventus u mposht nga Real Madrid. Ndeshja e fundit e ekipeve italiane që ai ka gjykuar ka qenë Juventus-Tottenham 2-2.

Related posts

Rummenigge: Ky është Bayern më dominues në histori, falenderoj Ancelottin

Q.Autor

“FITON NJË MAL ME PARA”/ Kusturica: Film për Ronaldo-n? Nuk do të kishte asgjë për të treguar

Delo.autor

SUPER GOL ME OLYMPIACOS/ Shikoni çfarë “PERLE” realizoi kapiteni i Shqipërisë U-17 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment