Futboll

(FOTO) Kaka jep lajmin e dhimbshëm, zyrtarizon tërheqjen nga futbolli

Ish-mesfushori brazilian i Milanit, Real Madridit dhe shumë klubeve tjera, Ricardo Kaka, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka ardhur koha që t’i “varë këpucët në gozhdë”.

Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2007, tha se ka pasur një karrierë më të mirë se e ka imagjinuar ndonjëherë, teksa ka shkruar është gati për aventurën e re, që sipas mediave braziliane, 35-vjeçari synon të bëhet trajner.

Kaka ka fituar tituj të shumë gjatë karrierës, si me Milanin, ashtu edhe me Realin.

Në 654 ndeshje për klube, ai ka shënuar 208 gola ndërsa ishte pjesë e rëndësishme e Brazilit kur fituan Kupën e Botës në vitin 2002.

Ai ka bërë 92 paraqitje për Brazilin duke shënuar 29 gola.

 

Related posts

U RIKTHYE SI TRADHËTAR/ Bonucci i kërkon ndjesë tifozëve, ata e bëjnë bajat (VIDEO)

Isa.Autor

“NUK ËSHTË NJË ÇËSHTJE EKONOMIKE”/ Ish-drejtuesi i Barcelonës: Messi të kishte ikur në 2016… Kontratat respektohen!

Delo.autor

KREU I SUPERIORES NË ARRATI/ Derbi kurth për Partizani-Tirana, të dyja skuadrat duan… pilulën e adrenalinës

Delo.autor

Leave a Comment