Futboll Premier League Sport

Tifozët e City-t pushtojnë fushën, gazetarët detyrohen të raportojnë nga tuneli i stadiumit (VIDEO)

Manchester City që prej javës së kaluar siguroi matematikisht titullin kampion në “Premier League” por nuk pati mundësi ta festonte pasi humbja e United erdhi në një kohë kur ‘qytetarët’ e kishin luajtur ndeshjen e tyre.

 

Gjithsesi edhe pse ende nuk e kanë ngritur trofeun, tifozët sot festuan në “Etihad Stadium” pas përfundimit të ndeshjes me Swansea ku ekipi i Guardiolës fitoi thellë me shifrat 5-0.
Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit tifozët hynë në fushë për të takuar ‘yjet’ e tyre të cilët këtë sezon bënë më të mirën. Ata qëndruan për disa kohë në fushën e blertë, por kjo u hoqi mundësinë gazetarëve të raportonin direkt nga terreni.

Për këtë asrye televizioni ‘sky sport’ është detyruar të raportojë nga tuneli i stadiumit, aty ku Thierry Henry, Craig Bellamy dhe David Jones kanë dhënë opinionet e tyre.

Related posts

(VIDEO) Reagimi i Granit Xhakës pas humbjes ndaj Bournemouth po bën xhiron e rrjetit

Q.Autor

NUK TRATATIVAT PËR TRANSFERIM/ PSG-ja gati ofertën tjetër për Donnarumman, ja çmimi marramendëse

Delo.autor

Arda Turan dhe 15 blerjet më të dështuara të historisë së Barcelona-s

Q.Autor

Leave a Comment