Champions League Futboll Sport

Bayern në ankth për dëmtimin e fundit, mund të mungojë me Realin

Sipas asaj që raportohet nga Kicker, gjendja e Alaba është “në diskutim” dhe mund të zëvendësohet në nga Rafinha. Mbrojtësi i majtë, i cili ka vuajtur për disa javë nga një dëmtim në kofshë, në ndeshjet e fundit është aktivizuar vetëm sporadikisht. Të dielën ai u stërvit me shokët e ekipit, por aktivizimi të mërkurën në ndeshjen e parë gjysmëfinale nuk është ende e sigurtë. Ekipi bavarez është në pritje për të parë nëse lojtari do të shfaqë shqetësime gjatë javës, në mënyrë që të marrë një vendim përfundimtar. Nëse Alaba nuk ja del dot deri të mërkurën, me shumë mundësi do të zëvëndësohet nga Rafinha.

Mungesa e Alaba është një goditje e madhe për gjermanët, që në krahun e majtë nuk kanë shumë alternative, pasi edhe Rafinha nuk ka bindur shumë këtë sezon, dhe austriaku shihej si lojtari ideal për të thyer aksionet e spanjollëve. Deri të mërkurën mund të ndodhin shumë gjëra, dhe bavarezët shpresojnë që lojtari të rikuperohet.

Related posts

PARMA-MILAN/ Theo Hernandez shënon në frymën e fundit, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Zbardhet fjalimi i Dukës para Kombëtares: Mos e ktheni kokën pas, luani me dinjitet

Sadik.Autor

FITOI ÇMIMIN “THE BEST”/ Messi tregon si ka lindur dhe deri ku shkon rivaliteti me CR7

Delo.autor

Leave a Comment