Futboll La Liga

Messi afër barazimit, 19 gola larg Ronaldos në nivel klubesh

Lionel Messi është afër që të barazojë Ronaldon me gola të shënuar për klube.

Me golin kundër Real Madridit në fitoren 3:0 të Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, Lionel Messi shkoi në 526 finalizime me fanellën e blaugranave.

Ai u bë lojtari me më së shumti gola të shënuara për një skuadër në pesë ligat kryesore evropiane: 526, në 608 paraqitje.

Synimi i argjentinasit tani është që të barazojë Cristiano Ronaldon dhe pse jo ta kalojë krejtësisht atë, përcjell Express.

Për Manchester United, Sporting Lisbona dhe Real Madrid, Ronaldo ka realizuar 545 gola në 741 paraqitje, 422 prej tyre me fanellën e Realit në vetëm 416 ndeshje.

Ronaldo aktualisht ka 19 gola më shumë se Messi në nivel klubesh në të gjitha garat, por me 133 paraqitje gjithashtu më shumë se argjentinasi.

Duke parë moshën që ka Leo, dy vite më i ri se Cristiano, atëherë Messi mundet edhe ta kalojë Ronaldon sa i përket golave të shënuar me klube.

Related posts

ZBULON TRAJNERIN E TIJ TË PREFERUAR/ Tekniku Ranieri: Do të doja të imitoja stilin e tij

Delo.autor

Kuqezinjtë, në miqësore “pa fushë”. FIFA u përgjigjet kapriçove të Ukrainës

Sadik.Autor

PAMJE TË FRIKSHME/ Momenti kur Lojtari i Lyon bie pa ndjenja në fushë (+18)

Delo.autor

Leave a Comment