Futboll Seria A Sport

NUK I NJEH ASKUSH/ Dyshja me më shumë gola në Europë është italiane, por s’luan në Serinë A

Cavani-Neymar apo Neymar-Mbappe, Cristiano Ronaldo-Mandzukic, Benzema-Bale, Messi-Suarezz. Të gjitha dyshe ëndrrash. Lojtarë të një niveli të lartë që janë në gjendje të shënojnë gola të shumtë, duke e udhëhequr ekipin drejt fitores dhe duke thyer rekorde. Megjithatë, asnjë nga dyshet e mësipërme nuk ka mundur të arrijë numrin e golave të Tavano-Caccavallo.

Një dyshe dinake, e sulmuesve që janë thinjur në fushat e ashpra të Italisë. Caccavallo dhe Tavano, sot në të tridhjetat e tyre, po argëtohen në Serie C, ku kanë gjetur një stil të ri futbolli.

Sulmuesi Giuseppe Caccavallo është shfaqur tërësisht i rigjeneruar nga trajneri Silvio Baldini, pas eksperiencave të fundit zhgënjyese tek Cosenza dhe Catania, dhe ka dyfishuar shifrat e tij.

Ashtu si Ciccio Tavano, një tjetër njohje e vjetër që ka shënuar më shumë se kolegu i tij (13 gola në 14 ndeshje) duke thyer edhe rekordin që mbahet në këtë kategori.

Dyshet me më shumë gola në Europë:

7 Aguero – Sterling (16 gola)

6 Cristiano Ronaldo – Mandzukic (16 gola)

5 Messi – Suarez (18 gola)

4 Diallo – Niane (19 gola)

3 Alcacer – Reus (19 gola)

2 Mbappè – Neymar (23 gola)

1 Tavano-Caccavallo (25 gola)

Related posts

ECURIA/ Dominimi i ekipit të trajnerit Conte, shifrat “justifikojnë” bëmat

Delo.autor

DOKUMENTI/ Zbardhen akuzat e Icardit kundër Inter, klubi e hoqi edhe nga… (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Inter firmos kontratë 2-vjeçare me portierin…

Delo.autor

Leave a Comment