Futboll Sport

Marc Marquez feston si Cristiano Ronaldo (VIDEO)

Pas polemikave në Argjentinë, pas penalitetit në kualifikuese, Marquez ka lënë pas shpine gjithçka e të gjithë duke triumfuar për të shtatin sezon në pistën e Austin të SHBA, e që më pas për shkak të gjitha atyre që ndodhën, festoi si Cristiano Ronaldo, duke bërë me duar: “Calma, Clama”.
Marc Marquez konfirmohet si “pronari” i Moto Gp në Amerikë duke shënuar triumfin e tij të parë sezonal dhe të shtatin pa ndërprerje në pistën e Austin.

Spanjolli i Hondas u nis katërti pas penalitetit të vendosur të shtunën, e brenda pak xhirosh arrin që të kryesoj garën duke lënë pas shpine Yamahan e Maverick Vinales dhe Suzuki di Andrea Iannone.

Valentino Rossi ka mbërritur i katërti në finish, ndërsa i pesti ka mbërritur italiani tjetër, Andrea Dovizioso, që rikthehet në krye të renditjes të Moto GP me 46 pikë.

Marquez, në shenj revolte për të gjitha ato që ndodhën, ka festuar si Cristiano Ronaldo i Real Madridit në finish, duke bërë me duar: “Calma, clama, calma (qetësohuni)”.

Related posts

UEFA nderon Astorin, ja çdo të ndodhë në ndeshjet e Champions dhe Europa League

Q.Autor

BRESCIA U NGJIT NË SERIE A/ Ja nota që merr Emanuele Ndoj nga italianët

Delo.autor

FSHF MERR VENDIMIN/ Ja kur nis Superiorja dhe të gjitha kampionatet në Shqipëri…

Delo.autor

Leave a Comment