Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Oliver Kahn: Real Madridi është një ekip tipik faze…

Oliver Kahn, ish-portieri i Bayern Munichut, ka analizuar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve mes skuadrës gjermane dhe Real Madridit. “Ka shanse të mjaftueshme për ta vënë nën presion Real Madridin dhe për ta rrezikuar, – tha ai gjatë një ngjarjeje në Hamburg. – Real Madridi është një ekip tipik i fazave.

Kjo do të thotë se ata kanë faza në lojë, në të cilat shtyjnë në ekstrem dhe përbëjnë një kërcënim ekstrem për çdo kundërshtar, por ka edhe faza të tjera, që ndryshojnë. Këtu e kam fjalën për ato faza, kur madrilenët luajnë duke pritur. Kjo është ajo që do të bëjnë në gjysmëfinalen e parë, në Mynih, për të ushtruar presion të madh dhe mbytur Bayern Munich në Madrid”.

Khan, nga ana tjetër, i uroi fat Jurgen Kloppit, i cili me Borussia Dortmund eliminoi Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Tani, trajneri gjerman do të përballet me Romën në gjysmëfinalen tjetër të Ligës së Kampionëve. Oliver Khan nuk hezitoi t’i urojë fat bashkatdhetarit, duke e paralajmëruar se “nuk mund të nënvlerësohet Roma”.

Related posts

Merret vendimi/ “MESSI” do të jetë markë veshjesh sportive, argjentinasi do të bëhet miliarder…

Sadik.Autor

“AI MERITON TË QËNDROJË”/ Pirlo flet me siguri për të ardhmen e Gattusos

Delo.autor

NGA RAPO TEK RAMADANI/ ish-lojtarët e Superiores largohen të gjithe nga klubi kuqezi…

Delo.autor

Leave a Comment