Futboll Premier League Sport

Wenger: Shkodran Mustafit pranë largimit nga Arsenali

Pas vetëm një sezoni në futbollin anglez, mediat britanike nisen të spekulonin se fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë do të shitej nga “Topçinjtë”, me Interin ndër skuadrat më të interesuara për të.

Megjithatë, transferimi i tij nuk ndodhi dhe Mustafi vazhdoi me klubin londinez  një sezon që ka qenë shumë i vështirë për të në veçanti dhe Arsenalin në tërsi.

Blerja 40-milionëshe e Wengerit ka vuajtur nga forma e dobët kohë pas kohe ndaj të cilit janë ngritur edhe pyetje për shkak të gabimeve të kushtueshme – por francezi, i cili do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, insiston se Mustafi gjithmonë ka qenë investim afatgjatë.

“Ai s’ka qenë asnjëherë pranë largimit”, ka thënë Wenger për Daily Mail.

“Ai është mbrojtësi i ri i cili ka ngritje dhe rënie. Besoj se në përgjithësi, Mustafi ka potencial. Ai nuk është tip që iu ikën përgjegjësive, prandaj në përgjithësi do të jetë mbrojtës premtues për të ardhmen”, shtoi francezi.

 

Related posts

Messi mund të ndjekë planin e Cristianos, por… (FOTO)

Sadik.Autor

WOLVES-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” kalojnë në avantazh, shënon McTominay

Delo.autor

Shkaktari i humbjes së parë sezonale të Inter është… Thohir

Delo.autor

Leave a Comment