Champions League Futboll Sport

ZBULOHET plani i Liverpoolit për ndeshjen e parë kundër Romës

Statistikat dhe preçedentët duhen respektuar gjithmonë në Ligë e Kampionëve. Ndaj përjashtim nuk bën as supersfida mes Liverpoolit dhe Romës.

Liverpooli, skuadra 5 herë fituese e Champions League do të presë në orën 20:45 në “Anfield” Romën, në takimin e parë gjysmëfinal të edicionit aktual.

Vendasit shpresojnë të arrijnë një fitore bindëse për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit, teksa janë të pamposhtur në 14 ndeshje radhazi në kompeticionet europiane. Nga ana tjetër, verdhekuqtë kanë fituar vetëm 1 nga 14 ndeshjet europiane jashtë.

Për ekipin italian kjo është herë e parë që luan në gjysmëfinale të kompeticionit që nga viti 1984, kur u mposht në finale me 11-metërsha, pikërisht nga Liverpooli.

Për “The Reds” është është hera e 10-të që shkojnë në gjysmëfinale dhe në 7 raste kanë arritur të kualifikohen. Për herë të fundit kanë luajtur në këtë fazë një dekadë më parë, kur u eliminuan nga Chelsea.

Për Romën është hera e 10-të që përballet me skuadrat angleze në fazën me eliminin direkt, në 6 të fundit është eliminuar.

Related posts

E BUJSHME/ Zbulohet mashtirmi i Dani Alves te Barcleona, publikohen mesazhet me Bartomeun (FOTO)

Delo.autor

ARRITI SUKSENIN E TIJ TË PARË SI PROFESIONIST/ Michael Malushi, ëndrra e djaloshit shqiptar nga Kolonja në futbollin amerikan

Delo.autor

Shpërthen ylli i Chelsea: Jemi katastrofë, është e kotë të flasim për titullin

Delo.autor

Leave a Comment