Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN/ U tjetërsua me trajnerin Sarri, Chelsea shpërblen dyfish mbrojtësin

Antonio Rudiger do të fitojë një rritje page dhe zgjatje të kontratës me Chelsea, pas një starti mbresëlënës të sezonit nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri. 25-vjeçari ka krijuar një partneritet të fortë me David Luiz në mbrojtjen e bluve këtë sezon dhe shënoi golin e parë (në barazimin 2-2, të javës së kaluar) ndaj Manchester United në “Stamford Bridge”.

Gjermanit ndërkombëtar i kanë mbetur më shumë se tri vite në kontratën e tij të tanishme, që kur u bashkua me londinezët nga Roma, vitin e kaluar. Megjithatë, “Goal.com” informon se Chelsea do ta shpërblejë dyfish formën e tij të mirë, duke ia rritur përfitimet aktuale prej 100.000 £ në javë dhe zgjatur kontratën.

Mbrojtësi do të përafrohet në këtë drejtim me disa nga lojtarët më të mëdhenj në klub. Rudiger ka luajtur në 11 nga 13 ndeshjet e Chelsea, deri tani, këtë sezon, ndërsa skuadra e Sarrit mbetet e pamposhtur në Premier League, duke shkuar e qetë në përplasjen e “Europa League” të së enjtes, me BATE Borisov.

Rudiger e ka përshkruar lumturinë e tij te Chelsea dhe ndien besimin që po i jep Sarri: “Ndihem shumë rehat te Chelsea dhe kam besimin e stafit teknik, tifozëve dhe të gjithë klubit. Këtë e provoj çdo ditë. Te Chelsea po i vëmë theksin posedimit të topit nën drejtimin e Sarrit, çka është shumë e rëndësishme për mua”.

Related posts

LUFTË KLAUZOLASH PËR “JASHTËTOKËSORIN”/ Manchester City dhe PSG i ofrojnë Messit një pension të artë

Delo.autor

Vllaznia në ankand/ Klubi shkodran nuk mund të shitet më pak se 507 milionë lekë të vjetra

Sadik.Autor

“DEMAT” DOLËN NGA OBJEKTIVAT KËTË SEZON/ Olsi Rama: E ardhmja e Ilir Dajës tek Partizani

Delo.autor

Leave a Comment