Futboll Futboll Shqipëri

Mbledhje urgjente te Vllaznia me Ademin, konfirmohet Gjoka

Vllaznia është e përfshirë nga e njëjta situatë e vështirë si sezonin e kaluar, kur siguroi qëndrimin vetëm në javën e fundit. Kuqeblutë kanë pësuar dy disfata radhazi, që e kanë ndërlikuar së tepërmi objektivin mbijetesë. I gjithë ambienti shkodran dhe drejtuesit e klubit kërkojnë një reagim të fortë nga skuadra dhe për këtë arsye u zhvillua një mbeldhje me dyer të mbyllura në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”.

Kryetarja e bashkisë, që është njëkohësisht edhe presidente e klubit, Voltana Ademi, anëtarë të këshillit bashkiak, figura të njohura të futbollit shkodran diskutuan për 2 orë me skuadrën dhe stafin teknik për të kuptuar se çfarë nuk po funksionon dhe si mund të dilet nga kjo gjendje jo e mirë. Në përfundim të mbledhjes, administratori Astrit Gjyrezi u shpreh për mediat se qëllimi kryesor i takimit ishte mbështetja për skuadrën dhe marrja e përgjegjësive.

Pas sfidës ndaj Luftëtarit u ngritën edhe dyshime për të ardhmen e trajnerit Gjoka. Në lidhje me këtë pikëpyetje Gjyrezi ishte i qartë duke konfirmuar teknikun aktual, teksa theksoi se nuk ka asnjë penalizim për ekipin

Vllaznia aktualisht ndodhet në vendin e parafundit me të njëjtën kuotë pikësh me Teutën, por ndeshjet direkte favorizojnë durrsakët. Të shtunën kuqeblutë do të përballen me Laçin në Shkodër.

Related posts

KUSH ËSHTË VAN DIJK APO MICHAEL JORDAN? Holandezi “çmend” shokët dhe rrjetin me kërcimin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Van Gaal: Doja që Manchester United të luante si “qytetarët” e Guardiolës

Sadik.Autor

“DËSHIROJ QË DERBIN TA FITOJË TIRANA”/ Flet sulmuesi Morina: Ju tregoj sekretin e golit…

Delo.autor

Leave a Comment