Champions League Futboll Futboll

Ish portieri i Liverpul:Futbolli është një lojë për anglezët, Roma bën futboll të mërzitshëm

Legjenda e Romës, Françesko Graciani, ndoshta do të jetë njeriu që do të bëjë më shumë tifo për skuadrën italiane në përballjen me Liverpulin në Champions. Ai është njeriu që humbi penalltinë e fundit ndaj “reds”-ave në finalen e Kupës së Kampioneve 1984-ës dhe në një interviste për “Daily Mail” kërkon shpagim dhe ëndërron të rivendoset edhe njëherë përballë portierit të Liverpulit në “Olimpico”, Brus Grobelar.
Bruce grob cup
Fill Nill kaloi shpejt në avantazh anglezët, përpara se Roberto Pruco të barazonte në fund të pjesës së parë. Por, rrjetat e skuadrave nuk do të prekeshin më deri në fund të 90 minutave dhe kohës shtesë. “E keni numrin e tij? Duhet ta gjejmë. Ai duhet të vijë edhe njëherë në ‘Olimpico’, përpara tifozëve dhe ta përsërisim atë penallti”, thotë Graciani me humor për gardianin nga Zimbabve, i cili mori nofkën “këmbë spageti” për lëvizjet e tij të çuditshme gjatë momentit të ekzekutimit të penalltive të italianëve. Grobelar e acaroi shumë me lëvizjet e tij si “kloun” përpara se të ekzekutonte penalltinë, të cilën e goditi jashtë.

GROBELAR – Por, ish-portieri, i cili sot është 60-vjeç, e mban mend ende kërcimin e tij të famshëm që provokonte përqendrimin e lojtarëve të Romës: “Historia më njeh si një kloun? Jam ende këtu, duke qeshur. Nuk e di se si më lindi ideja për të bërë atë kërcim, improvizova. I ndieja këmbët si dy spageti të lëshuara. Bruno Konti ndoshta gaboi për fajin tim. Graciani mori topin, duke i thënë diçka arbitrit, pastaj bëri kryqin përpara se të godiste. Unë po e shijoja këtë situatë dhe qeshja: ai goditi lart. Sikur e paralizova Romën. Juve ndoshta iu kujtohet vetëm baleti, por ai Liverpul ishte i fortë, kishte Sounes, Kenedi, Rash”. Ai nuk i kursen komplimentet për Romën e sotme, por nuk i lë mangët asnjë batutë: “Duhet të jenë të çmendur që shitën një lojtar si Salah ose kanë pasur nevojë për shumë para. Por, jam i lumtur që Roma eliminoi Barcelonën. Loja e tyre është një mërzi. Por këtë gjysmëfinale dhe finalen do ta fitojë përsëri Liverpuli. Futbolli është një lojë për anglezët, nuk janë rastësisht shpikësit e tij”.

Related posts

Çfarë po ndodh me skuadrat shqiptare? Një tjetër drejtues jep DORËHEQJEN

Isa.Autor

Skënderbeu, sfida e vetme drejt titullit mbetet përqëndrimi

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Rakitic niset për në Francë, pranë kalimit tek klubi… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment