Bundesliga Futboll Futboll

Abrashi ka humbur sezonin, Freiburg e nis me mision të veçantë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, ka qenë shumë i pafat këtë edicion. Ai ka patur shumë probleme me dëmtimet që kanë kushtëzuar përformancën e tij te skuadra e Freiburg-ut. Dy dëmtimet të rënda këtë sezon. Një në fillim të edicionit futbollistik dhe tjetri sapo kishte marrë veten, para 3 javësh kur u dëmtua sërish duke humbur sezonin. Shqiptari është në fazën e rikuperimit dhe një mungesë e rëndësishme për ekipin e tij, por dhe për Kombëtaren tonë. Ai humbi ndeshjen miqësore me Norvegjinë, pasi ishte i dëmtuar. Mungesa e tij në qendrën e mesfushës u ndje shumë në ekipin tonë, por ishte fati i Ylber Ramadanit që e nisi si titullar.

Abrashi mund të jetë i dëmtuar, por mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit gjerman. Tifozët janë shumë të dhënë pas tij, pasi është një futbollist “beniamin”. Abrashi u transferua në Gjermani nga Grasshopper-si në kohën që Freiburg-u ishte në Bundesliga 2 dhe arriti ta ngjiste ekipin në Bundesliga. Ai po luan sezonin e tij të 3-të me gjermanët dhe tashmë shpreson që të jetë gati për sezonin e ri dhe të mos ketë probleme me dëmtimet.

Ekipi i Freiburg-ut ka menduar që të zhvillojë një takim mes futbollistit shqiptar dhe tifozëve gjermanë të klubit. Abrashi do të jetë 1 orë në dispozicion të mbështetësve të tij për të dhuruar autografe. Takimi do të zhvillohet në tregun e Hieber në Grenzach. Takimi do të zhvillohet sot prej orës 18:30 deri në 19:30. Abrashi do të bisedojë me fansat, por ata do të kenë mundësinë për të shkrepur dhe foto me yllin e Shqipërisë. Një zgjedhje mjaft e mirë nga Freiburg-u, pasi dhe rrit moralisht lojtarin shtatshkurtër, por nuk u merr kohë futbollistëve të tjerë nga përgatitjet. 28-vjeçari ka luajtur vetëm 12 ndeshje këtë sezon nga të cilat, 11 si titullar. Ai nuk ka dhënë maksimumin nga dëmtimet.

Related posts

Sarri sot do ta japë lajmin e madh për Chelsean

Sadik.Autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ “DEMAVE”/ Trajneri i Qarabagut: Përvoja duhet të na ndihmojë, veçanërisht…

Delo.autor

DËNIMI I KLUBIT DHE TIFOZËVE/ “Fanaticsat” reagojnë ashpër kundër Komisionit të Disiplinës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment