Futboll Premier League Sport

Gjyqtari i kontestuar nga Juventus do të drejtojë finalen e Kupës së Anglisë

Do të jetë Michael Oliver, gjyqtari i kontestuar i ndeshjes Real Madrid-Juventus, ai që do të gjykojë finalen e Kupës së Anglisë, mes Chelsea dhe Manchester United, e programuar në “Wembley” më 19 maj.

Shënjestra e juventinëve në fund të ndeshjes në “Bernabeu”, ka përpara një tjetër detyrë të vështirë, duke qenë se do të vihen përballë dy armiqtë e mëdhenj, Conte dhe Mourinho.

33-vjeçari nga Anglia ka folur edhe për ndeshjen në Madrid: “Kanë qenë ditë të çuditshme, por më vjen shumë mirë që kaq shumë njerëz, brenda apo jashtë botës së futbollit, me kanë dhënë mbështetjen e tyre. Për mua ishte e këndshme që njerëzit treguan besim te unë.”

“Michael ka cilësitë e duhur fizike dhe psikologjike, krahas përvojës, për të gjykuar ndeshjen finale të veprimtarisë më të vjetër të planetit,” – shpjegoi David Elleray, shefi i gjyqtarëve në Federatën Angleze të Futbollit.

Related posts

SKANDAL NË ITALI/ Futbollisti shpërndan videon me “drita të kuqe” të së fejuarës

Delo.autor

Torres fiton “Europa Leaguen” e parë me klubin e tij të…

Sadik.Autor

KASTRIOTI-TIRANA/ Pas 14 minutash lojë, Nunjesh ndëshkon “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment