Futboll Seria A

Nga derbi me Milanin tek ndeshja me Romën, Inter luan një pjesë të rëndësishme të sezonit

Milan ‘qan’, por Interi ‘nuk qesh’. Kjo është situate në dy kampet e Milanos, vetëm 2 ditë para derbit për Kupën e Italisë, në program për t’u luajtur të mërkurën në mbrëmje, në ‘San Siro’.

Kuqezinjtë janë në një krizë të thellë rezultatesh dhe loje, ku as ndërrimi I trajnerit nuk solli ndryshim të situatës dhe tani kanë vënë seriozisht në diskutim edhe pjesëmarrjen në Europa League, pasi zona Champions duket një mirazh.

Nga ana tjetër, te Interi çdo gjë po shkonte për bukuri, deri në sfidën me Pordenonen, ku zikaltrit vuajtën 120 minuta, për të siguruar më pas kualifikimin falë 11-metërshave. Më pas, 2 ndeshje të lehta në kampionat, ku të gjithë prisnin pikët maksimale, por zikaltrit i humbën të dyja, duke lëshuar edhe vendin e parë të renditjes dhe mbetur 5 pikë mbas Napolit.

3 takimet e radhës në kampionat, Interi i luan ndaj Lazios, Fiorentinës dhe Romës, kundërshtarë mjaft të vështirë, ndaj të cilëve nuk merret lehtë rezultati. Për këtë është i bindur edhe Spalletti, që ka kërkuar përqendrim maksimal, pasi mund të hidhet në erë, një sezon i filluar në mënyrë të shkëlqyer.

Por as në derbin e Kupës, Spalletti nuk ka ndërmend të tolerojë, pasi Kupa duket një objektiv për t’u arritur dhe për këtë arsye, trajneri i Interit nuk ka ndërmend të bëjë shumë ndryshime.

Edhe mesazhi i tifozërisë së Interit, ishte i qartë, ku i theksohej Spallettit se pavarësisht se kemi të bëjmë me një ndeshje Kupe, derbi është derbi dhe duhet fituar.

“Mister, për t’u qartësuar, në derbi fusim titullarët”, thuhej në një pankartë të tifozërisë zikaltër, në sfidën me Udinesen në kampionat.

 

Related posts

“ZIKALTËRIT” E DUAN ME ÇDO KUSHT/ Ja çmimi që Manchester United vendos për Lukakun

Delo.autor

MOMENT EMOCIONUES NË “US OPEN”/ Nadal “shpërthen” në lot kur shikon këtë (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ “Përbindëshi” Ronaldo kërkohet nga klubi ku u bë i njohur, ja oferta që pritet t’i bëjnë Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment