Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Bastet në futboll, tre ish-futbollistë të Italisë do të dalin para Gjykatës

Do të dalin përpara një turpi gjykues Beppe Signori, Cristiano Doni, Stefano Mauri dhe 28 futbollistë të tjerë. Ky ka qenë vendimi i marrë nga Gjykata e Bolonjës, pas një seance dëgjimore fillestare në lidhje me hetimin për bastet e futboll…

Në këtë mënyrë, me kërkesë të prokurorit Roberto Ceroni, tre ish-futbollistët e kombëtares italiane do të konsiderohen si të pandehur dhe do të gjykohen në gjendje të lirë në lidhje me akuzat për trukim të rezultateve me qëllim përfitimin nga bastet.

Çështja është hapur nga Prokuroria e qytetit të Kremonës që në vitin 2011 dhe pas hetimeve të gjata thuhen se ekzistojnë provat për përfshirjen e Signori, Doni dhe Mauri, që të tre me më shumë se 300 ndeshje të luajtura në Serie A, në një organizatë kriminale.

Seanca e parë gjyqësore do të zhvillohet më 9 qershor.

Related posts

Arda Turan bën gati ‘valixhet’, surprizon me klubin e ri

Q.Autor

Talenti i Milanit bën zgjedhjen e vështirë mes Shqipërisë dhe Kosovës

Q.Autor

Ka shumë rivalitet, por Milan ka rënë në “dashuri” me yllin e Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment