Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Donnarumma kërkohet nga dy gjigantët europianë…

Xhixhi Donaruma duket se është rikthyer sërish në modën e merkatos. Portieri i Milanit, ishte harruar verën e kaluar, por këtë merkato do të jetë sërish në qendër të vëmendjes.

Sipas asaj që raporton “La Republica”, Donaruma mund të jetë një ndër të sakrifikuarit e Milanit, gjatë merkatos verore. Kuqezinjtë nëse nuk do të marrin pjesë në Ligëne  Kampionëve, sezonin e ardhshëm do të kenë shumë probleme financiare, të cilat do ta detyrojnë klubin të heqë dorë nga disa lojtarë, që konsiderohen të pashitshëm.

Një ndër ta është dhe gardiani i portës së Milanit. Për të janë të interesuar PSG-ja dhe Mançester Junajtid, të cilët janë duke e ndjekur rastin me vëmendje.

Ajo qe vlen për t’u përmenduar është fakti se çdo gjë mund të bëhet pas 9 gushtit, atëherë kur skadon dënimi 3 mujor i agjentit të tij, Raiolës.

PSG-ja dhe Junajtid janë gati të fusin dorën në xhep, për të rrëmbyer një portier, që do të garantojë portën e tyre për shumë vite me rradhë.

Related posts

E PABESUESHME/ Një largim do të kishte lejuar Barcelonën të mbante Messin, por Laporta…

Delo.autor

ZYRTARE: Largohet nga PSG-ja, ‘ylli’ brazilian transferohet në Angli

Q.Autor

COPA AMERICA/ Brazili përplaset me Argjentinën në rrugën drejt finales (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment