Futboll La Liga

Perez përgatit goditjen e madhe në merkato, gati oferta për ‘yllin’ e Cityt

Real Madrid do të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit me një sulmues

Humbja nga Barcelona 0:3 në Santiago Bernabeu ka bindur edhe trajnerin Zinedine Zidane se skuadra ka nevojë për një sulmues.

Tashmë drejtuesit e kampionit të Evropës janë vënë në kërkim të një sulmues, me Mauro Icardin si opsion të parë.

Por, transferimi i tij do të jetë shumë i vështirë, pasi Inter nuk dëshiron largimin e tij dhe lojtari është i lumtur në Giusseppe Meazza.

Opsion i dytë sipas Mundo Deportivo është sulmuesi fantastik i Manchester Cityt, Kun Aguero, i cili do të jetë lojtarë i lirë gjatë verës.

Ditë më parë Guardiola dha indikacione se lojtari nuk do të vazhdojë kontratën, duke ia hapur kështu rrugën kalimit të tij në Bernabeu gjatë janarit.

Related posts

SFIDA E MBIJETESËS ME LAÇIN/ “Bardheblutë” izolohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, ja arsyeja

Delo.autor

JUVENTUS-PARMA/ “Zonja e Vjetër” thellon avantazhin, shënon sërish Ronaldo

Delo.autor

A do të jetë Hasenhuttl trajneri i Bayern Munich? Surprizon Rangnick

Sadik.Autor

Leave a Comment