Futboll La Liga Sport

Modric: Ronaldo dhe Messi e kanë arritur kulmin, janë të pakrahasueshëm

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka insistuar se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e kanë arritur kulmin e futbollit botëror prandaj edhe janë të pakrahasueshëm.

Duke iu përgjigjur njërit prej debateve më të njohura në botën e sportit, përfaqësuesi kroat pohoi se të dy janë të mëdhenj, por si lojtar i Real Madridit do të votonte për Ronaldon.

“Të dy, Ronaldo dhe Messi janë lojtarë të mëdhenj”, ka thënë Modric për SVT Sport.

“Varet nga shija e njerëzve, kush e pëlqen njërin e kush tjetrin”, shtoi ai.

“Mua s’më pëlqen t’i krahasoj ata, por për ne, si lojtarë të Real Madridit, Cristiano është më i miri”, theksoi ai.

Modric e ka ndarë dhomën e zhveshjes me yllin portugez në gjashtë vitet e fundit, duke i fituar tri trofe të Ligës së Kampionëve me të.

Related posts

Menaxheri i Allan: Lojtari i Napolit i duhet BRAZILIT, nuk e di pse Tite e lë jashtë

Isa.Autor

Lukaku nuk ndalet, shënon sërish kundër Panamasë (VIDEO)

Sadik.Autor

I DEL NË MBROJTJE WANDAS/ Ultimatumi i Icardit: Rinovoj vetëm me një kusht

Delo.autor

Leave a Comment