Futboll Kombëtarja Sport

Kalimi i Abazajt te Anderlehti, flet Besnik Hasi: I shpejtë, por jo lokomotivë

Besnik Hasi flet për herë të parë në mediat belge pas kalimit të Kristal Abazajt nga Luftëtari te Anderlehti. Ish-kapiteni i Kombëtares është një nga shqiptarët më të suksesshëm te klubi gjigant belg, pasi ka fituar disa tituj si lojtar dhe gjithashtu si trajner ka nxjerrë kampion Anderlehtin.

“Jam informuar për Abazajn nga miqtë e mi në Shqipëri. Ata kanë përshtypje pozitive rreth tij. Mendoj se është një transferim i menduar mirë dhe pa kosto. Bëhet fjalë për një lojtar shumë të shpejtë, por nuk mendoj se ai do të jetë një lokomotivë si Frank Asheampong (ka luajtur me Anderlehtin).

Abazaj është grumbulluar vetëm një herë në Kombëtare, por ai është ende i ri. Unë mendoj Devro (drejtori i Anderleht) ka bërë një lëvizje të studiuar. Di që klube të tjera ishin të interesuar shumë për lojtarin”, – ka thënë Besnik Hasi.

Related posts

11-shja historike e Real Madridit në El Clasico

Delo.autor

KA TËRHEQUR VËMENDJEN E KLUBEVE TË MËDHA/ Perez gati të paguajë për super yllin e Benficas shifrën prej…

Delo.autor

E PAPRITUR/ MODRIC shtyn mesfushorin BRAZILIAN të rikthehet tek INTERI

Isa.Autor

Leave a Comment