Futboll Sport

PËRFLITET SI TRAJNER I AEDHSHËM I NJË KLUBI NË EUROPË/ Mourino pranon: Mund të trajnoj këtë ekip të klasit botëror

Jose Mourinho që prej fundit të muajt nëntor është i papunë, pasi u shkarkua nga stoli i Manchester United.

Portugezi përflitet si trajneri i ardhshëm i shumë klubeve në Europë, por deri tani asgjë nuk është zyrtare.

Në një intervistë për francezen “L’Equipe”, Mourinho ka folur për mundësinë që të trajnojë PSG-n në të ardhmen.

“Unë mund të them që është e mundur të trajnoj këtë ekip. PSG-ja është një klub i klasit botëror, me lojtarë të klasit botëror. Por ende nuk ka fituar në nivel evropian dhe kjo është një detyrë shumë e rëndësishme. Është e njëjta gjë që ndodh me trajnerët. Mund të kenë cilësi të mëdha, por nëse nuk fitojnë në fund të karrierës në nivel europian, ju mungon diçka. PSG është në këtë fazë, ashtu si Juventusi dhe Bayerni, që dominojnë në ligat e tyre, por jo në Europë”, deklaroi Jose Mourinho.

Related posts

E FUNDIT/ REALI VENDOS PËR TRAJNERIN. Javë e “nxehtë” për kampionët e Europës

Isa.Autor

STATISTIKAT E FITOREVE ME “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer turpëron Mourinhon në “Old Trafford” (FOTO)

Delo.autor

Presidenti Meta dorëzon flamurin shqiptar në dorën e kampionit Izmir Smajlaj

Sadik.Autor

Leave a Comment