Futboll Sport

Pas ngjarjes së tmerrshme mes tifozëve, UEFA merr vendim të ashpër

UEFA thotë se është thellësisht i tronditur nga ‘sulmi i zjarrtë’ që la një tifoz të Liverpoolit në gjendje kritike para gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të së martës me Romën.Dy tifozë romë u arrestuan me dyshimin e përpjekjes për të vrarë 53-vjeçarin, me incidentin që ndodhi pak para fillimit të ndeshjes.

 

“UEFA është thellësisht e tronditur nga sulmi i lig që ndodhi përpara ndeshjes Liverpool FC vs AS Roma dhe mendimet tona janë me viktimën dhe familjen e tij,”thuhet në një deklaratë të UEFA-s.“Autorët e këtij sulmi të neveritshëm nuk kanë vend në futboll dhe rreth futbollit dhe ne besojmë se ata do të trajtohen me ashpërsi të madhe nga autoritetet.

 

“UEFA po pret të marrë raportet e plota para se të vendosë mbi akuzat e mundshme disiplinore”, përfundon deklarata.

Related posts

Harry Kane rikthehet titullar te Tottenhami, e konfirmon trajneri Pochettino

Sadik.Autor

Skriniar, deklaratë dashurie zikaltër/ Gati të nënshkruaj këtë marrveshje me Interin

Sadik.Autor

TAKIME SEKRETE NË VILËN E SHAKIRËS/ Këngëtarja dhe Hamilton shijojnë lidhjen

F.autor

Leave a Comment