Futboll Sport

Gaboi ndaj SHBA-së/ Trajneri Deschamps bën avokatin lojtarit francez

Trajneri i Francës Didier Deschamps i del në krah lojtarit të tij Hugo Lloris pas barazimit të mundimshëm me SHBA-në.

Portieri i Tottenhamit mban pjesën kryesore të fajit te pësimi i golit të parë që i dha avantazhin amerikanëve. Ndërkohë dhe gjatë sezonit që përfundoi me Tottenhamin, kapiteni i “Spurs”-ave ka shfaqur pasiguri në 3 takime të Premier League-ës.

” Secili bën analizën e tij për sezonin e Hugos. Po, ai bëri tre gabime me Tottenhamit që u kthyen në gola, por ka luajtur 60 ndeshje. Ai i ka dhënë pikë Tottenhamit, po ashtu dhe Francës”, deklaron përpara reporterëve trajneri i “Gjelave”.

Ekipi francez udhëton në Rusi për të kërkuar trofeun. Që pas Botërorit të 2006, “Blutë” kanë arritur rezultate nën pritshmërinë.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Manchester United e mban me zor, mbrojtësi Diogo kërkon rikthimin tek Milan. Ja situata…

Delo.autor

Gazetarja britanike shkruan historinë/ John Tarry e tall në rrjetet sociale (FOTO)

Isa.Autor

TRIUMFOJNË NË “SELMAN STËRMASI”/ 2 talentet e akademisë nderojnë Tiranën, bardheblutë 3 pikë larg titullit

Delo.autor

Leave a Comment