Federata Turke e Futbollit ka vendosur se gjysmëfinalja e kthimit mes Fenerbahce dhe Besiktas do të vazhdojë në një stadium pa tifozë nga pika që u ndërpre si pasojë e problemeve me tifozët në javën e kaluar.
Gjysmëfinalja e Kupës së Turqisë, mes dy prej ekipeve më të mëdha në vend, u ndërpre si pasojë e incidenteve me tifozët vendas, të cilët goditën me një objekt të fortë trajnerin e Besiktas, Senol Gunez.
Ndeshja do të rifillojë në minutën e 57-të, në shifrat 0-0, ditën e martë më 3 maj. Besiktas do ta vazhdojë ndeshjen me 10 futbollistë, pasi Pepe ishte ndëshkuar me karton të kuq.
Takimi i parë Besiktas-Fenerbahce ishte mbyllur 2-2.