Futboll Premier League Sport

U BË VIRALE NË RRJET/ Gafa e ministrit britanik, ngatërron Rashford me lojtarin e ragbisë

Autogol i ministrit britanik të arsimit Gavin Williamson, që në një intervistë ka thënë se është takuar me sulmuesin anglez Marcus Rashford për të diskutuar në lidhje me vaktet falas për fëmijët e varfër, duke e ngatërruar sulmuesin e Manchester United me një tjetër sportis, lojtarin e ragbisë Maro Itoje.

Një shkëmbim personash që duket se nuk e ka shqetësuar shumë vetë Rashford-in, i cili ka shkruar në Twitter: “Duhet të ketë ndodhur për shkak të theksit”.

Gjatë një intervistë të dhënë për Londra Evening Standard, i pyetur nëse kishte diskutuar ndonjëherë për problemet që lidhen me varfërinë e fëmijëve nën moshë me Rashford, Williamson ka deklaruar:

“Jemi takuar në Zoom dhe është dukur shumë i përkushtuar. Më pas i është dashur të largohej dhe unë nuk kam dashur ta mbaja më shumë”.

Në vazhdim, një bashkëpunëtor i ministrit ka kontaktuar përsëri gazetën për të ndryshuar deklaratën, duke shpjeguar se bëhej fjalë për Itoje.

Por kjo nuk e ka shmangur përhapjen e lajmit, me Williamson që nuk ka bërë një figurë shumë të mirë.

Related posts

OFENSIVA FLET SHQIP/ Boluspori shkëlqen me dyshen Roshi-Balaj, Bregun e tradhtojnë nervat (VIDEO)

Delo.autor

“PLESHTI” APO CR7? Del Bosque bën zgjedhjen për lojtarin më të mirë në histori

Delo.autor

Interi ia shuan shpresat Man Unitedit, e mohon se ylli i skuadrës është në shitje

Delo.autor

Leave a Comment