Futboll Sport

RUSI 2018/ Ndalohet alkooli në Kupën e Botës, rebelohen moskovitët

Autoritetet ruse kanë vendosur një rregull të mos pihet alkool në Moskë gjatë Kupës së Botës.

Pas problemeve mes tifozëve në Euro 2016, autoritetet msokovite do të ndalojnë lokalet të shesin alkool një ditë përpara dhe ditën e ndeshjes.

Gjithsesi, ky është një pezullim vetëm për lokalet dhe restorantet, supermarketet nuk do të ndikohen nga ky rregull, i cili është vendosur për të parandaluar problemet mes tifozëve.

Vendi i vetëm ku do të pihet alkool në kryeqytetin e Rusisë do të jetë në stendat që do të krijohen nga FIFA për të parë ndeshjet.

Tifozët anglezë do të ndikohen nga ky rregull teksa janë në të njëjtin grup me Rusinë dhe ndeshja e 1/8-ave do të zhvillohet në Rusi.

Ndalimi i alkoolit në Moskë mund të jetë vetëm fillimi, pasi qytete të tjera pritet ta ndjekin.

Related posts

PANIKU I TËRMETIT DHE SITUATA NGA KORONAVIRUSI/ Sulmuesi Grezda: Më mungon vetëm një …

Delo.autor

TEKNOLOGJIA NË FUTBOLL/ UEFA tjetër hap drejt VAR-it, testohet në SUPER miqësoren

Isa.Autor

SKANDAL/ Përplasje fizike në konferencë shtypi, dy boksierët “shpërthejnë” në grushte (VIDEO

Delo.autor

Leave a Comment