Futboll Premier League Sport

Allegri i vë kushte Arsenalit, 200 milionë stërlina buxhet për të firmosur

Emri i trajnerit të ri të Arsenal, pas largimit të Arsene Wenger, mbetet ende një enigmë, ndërkohë që njëri prej kandidatëve për t’u ulur në stolin e “topçinjve” është italiani Massimiliano Allegri. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, trajneri aktual i Juventusit ka kërkuar që Arsenal t’i vërë në dispozicion një buxhet prej 200 milionë stërlinash për merkaton, në mënyrë që ai të firmosë. Trajneri 50-vjeçar ka në planet e tij blerjen e 5 lojtarëve “big”, që do ta ndihmonin Arsenal të arrinte objektivat e kërkuara sezonin e ardhshëm.

Allegri e ka studiuar skuadrën e Arsenal javët e fundit dhe mesazhi që ka kthyer pas te drejtuesit e klubit londinez është i qartë: Një buxhet i madh në dispozicion për të sjellë disa yje në ekip dhe të ndërtojë një skuadër të madhe, siç ka bërë me Juventusin. Ky mesazh që trajneri italian i ka dërguar klubit londinez është bërë dy muaj më parë, para se Wenger të deklaronte largimin e tij. Allegri shpreson që me arsenal të fitojë Champions League, titull që nuk arriti ta fitojë me Juventusin edhe pse iu afrua shumë këtë objektivi sezonet e fundit.

Related posts

SERIE A/ Presidenti i Napoli do të blejë një klub tjetër…

Sadik.Autor

“KISHA 500 PAUND DHE…”/ Tifozit britanik i humb portofolin në Prishtinë, befasohet nga gjesti i madh! (FOTO)

Delo.autor

Depay në Milan? Duhen 20 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment