Futboll Premier League Sport

Mesfushori i Liverpoolit dëmtohet rëndë, humb edhe Botërorin

Liverpooli mposhti Romën me rezultatin 5-2, duke qenë tashmë me një këmbë në finalen e Champions League, gjithsesi jo çdo gjë ka shkuar mirë për ‘The reds’, në mbrëmjen e të martës.

Mesfushori anglez, Oxlade-Chamberlain la fushën e lojës gjatë pjesës së parë, pas një dëmtimi të rëndë, teksa sot u kryen edhe analizat e para për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Kështu mesfushori ka dëmtuar rëndë ligamentet e gjurit të djathtë dhe tashmë sezoni mund të quhet i përfunduar për të. Gjithsesi, nuk mbaron me kaq, pasi mjekët thonë se Oxlade-Chamberlain nuk do të mund të marrë pjesë as në Botërorit ‘Rusi 2018’, me Anglinë.

Natyrisht që ky nuk është aspak një lajm i mirë si për Klopp, ashtu edhe për Southgate, të cilët shikonin te mesfushori, një futbollist mjaft në formë, të cilit mund t’i besohej shumë në fushën e lojës.

Related posts

MREKULLOHUNI/ “Çmenduria” e Mohamed SALAH, shënon gol nga KORNERI (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Milan-Bodo. Rezultati 3-2

Delo.autor

17 GOLA NË 106 NDESHJE/ Ka treguar formë të mirë, fantazisti i Real Madrid po mahnit Ancelottin

Delo.autor

Leave a Comment