Futboll Seria A

Arsenali bën ofertën multimilionëshe për Benatia, Juventusi merr vendimin zyrtar

Mehdi Benatia është bërë lider i ri në mbrojtjen e Juventusit.

Mbrojtësi maroken së fundmi ka qenë hero për kampionin aktual të Italisë në fitore 1-0 ndaj Romës.

Reprezentuesi i Marokut shënoi golin e vetëm dhe pati një paraqitje të jashtëzakonshme në repartin defensivë.

Së fundmi mediat italiane kanë raportuar se Arsenali ka dërguar një ofertë për transferimin e Benatias.

‘Topçinjtë’ kanë ofruar 40 milionë euro në drejtim të ‘Zonjës së Vjetër’, e cila e ka refuzuar këtë ofertë.

Bardhezinjtë i kanë bërë me dije klubit londinez se Benatia nuk largohet nga Torino për asnjë çmim.

Marokeni iu bashkua ‘Zonjës së Vjetër’ nga kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich për një shumë rreth 20 milionë euro.

Ai më parë ka luajtur edhe për Udinesen dhe Romën në kampionatin italian.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Dortmund kërkon portierin Szczesny, “Zonja Vjetër” e lëshon vetëm për… Donnarumma-n

Delo.autor

FINALJA E PARË NË HISTORI ME VAR/ Ja çfarë duhet të dini për Superkupën e Europës

Delo.autor

“ÇMENDURI”/ Lojtarët e Arsenalit po japin më shumë me Emery se me Wengerin

Isa.Autor

Leave a Comment