Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Pritet përballja Tirana-Partizani, ja sa para humbasin të dy klubet…

Tirana-Partizani në teori duhet të ishte ndeshja që do të prodhonte para për dy klubet kryeqytetase. Ama pandemia ka ndëshkuar skuadrat e kryeqytetit. Katër ndeshjet e fundit si Tirana pritëse dhe Partizani pritës ndeshjen e kanë luajtur pa tifozë. Si njëra dhe tjetra skuadër janë përballur me stadiume bosh, duke e kthyer derbin si një miqësore. Në fakt, veç anës sportive, derbi u ka sjellë humbje të mëdha dy skuadrave.

Në dy takimet që janë luajtur në “Air Albania” si njëra dhe tjetra skuadër kanë arkëtuar nga 200 milionë lekë të vjetër. Për të mos folur për paratë që vijnë nga reklamat në stadium apo sponsorët. Sipas llogaritjeve të fundit, dy skuadrat kanë humbur së bashku 800 milionë lekë vetëm nga derbi. Dhe nuk mbyllet këtu, sepse pritet për t’u luajtur edhe një ndeshje tjetër veç asaj që do të zhvillohet në fazën e katërt.

Pra, secila skuadër ka humbur nga 400 milionë lekë. Shto këtu edhe mesataren prej 3 mijë tifozësh për çdo ndeshje brenda shifra mund të arrijë 600 milionë lekë. Pandemia po godet në maksimum skuadrat shqiptare, sidomos Tiranën dhe Partizanin që gjithmonë mbushin stadiumin në ndeshjet derbi.

Tirana e këtij sezoni pati mundësinë e artë që të kthehej në një superfuqi, në skuadrën e viteve 2000 që dominonte në arenën kombëtare dhe jo vetëm. Tirana siguroi nga Europa dhe titulli rreth 1.4 milionë euro. Po kështu, bardheblutë fituan 500 mijë euro nga Ernest Muçi, shifër që mund të shkojë në 650 mijë euro, si dhe 150 mijë euro nga shitja e Kobinasë. Po kështu më shumë se 500 mijë euro pritet të arkëtohen në verë nga shitja Çelhakës dhe e Ismajlgecit.

Related posts

E TMERRSHME/ Lojtarit të Barcelonës i VJEDHIN shtëpinë, familjarët ishin mbrenda dhe…

Isa.Autor

ARGJENTINA NUK E GRUMBULLOI/ Shtatë gola gjatë një muaji, shpallet lojtari i muajit në Premier League…

Delo.autor

LAZIO-MILAN/ Calhanoglu me golin e javës dhe zhbllokon sfidën në “Olimpico” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment