Kategoria e pare Shqipëri

I vetmi klub në Shqipëri me pronarë të huaj, njihuni me 10 të veçantat e Elbasanit në 365 ditë

Elbasani po lë pas një vit kalendarik ndërmjet dështimit dhe ringritjes, pasi në 2017- ën ra në Kategorinë e Dytë, ndërsa po këtë vit synon ringjitjen. Brenda 365 ditëve “mbaroi” si klub futbolli në gjysmën e parë të vitit dhe u “ringjall” në përfundim të tij.

Përpos kësaj, “Panorama Sport” ju jep 10 gjërat që duhet t’i dini patjetër dhe që i bëjnë paksa të veçantë verdheblutë në krahasim me ekipet e tjera. Që nga pronarët e rinj deri te një gjysmësezoni pa humbje, nga koincidencat deri te një portier golashënues. Ja disa nga pikantet e 2017-ës për të mos u humbur…

Elbasani

-Elbasani i mbylli pa asnjë humbje ndeshjet e kampionatit në këtë sezon, si skuadra e vetme e kampionatit shqiptar që nuk njeh asnjë disfatë deri më tani. Gjithsesi, mund të konsiderohet një sukses jo i vogël.

-Vendi i parë dhe kampion i dimrit kishte plot 4 vite që nuk ndodhte për verdheblutë. Në sezonin 2013- 2014 elbasanasit u ngjitën nga Kategoria e Parë në Superiore. Shpresohet që edhe gjysma e dytë e sezonit të rezultojë po aq e suksesshme.

-Elbasani u bë skuadra e parë në Shqipëri që ka pronarë të huaj, teksa këtë vit klubin e ka blerë kompania “Manchester Group” me pronarë anglezë. Zgjati një vit, si “telenovelë”, dhe shpresohet të mos ketë më “seri” të tjera…

-Në vitin 2017 Elbasani njohu edhe pikun më të ulët në historinë e tij, teksa ra në Kategorinë e Dytë. U konsiderua një dështim duke njohur atë që ky klub ka dhënë për futbollin ndër vite.

-Elbasani është i vetmi Qark që ekipin e qytetit më të madh e ka në Kategorinë e Dytë. Për më tepër, edhe në rang qarku, nuk ka asnjë skuadër që militon në Superiore.

Elbasani

-Këtë sezon Elbasani ka dy futbollistë që janë njëkohësisht edhe trajnerë. Bëhet fjalë për kapitenin Elvis Kotorri që është njëkohësisht edhe trajner portierësh, si edhe sulmuesin Endri Dalipi, në rolin e zv/trajnerit.

-Edhe pse ka një nga stadiumet më modernë në vendin tonë, Elbasani këtë sezon i zhvillon ndeshjet në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”. Gjithsesi, kjo fushë i ka sjellë fat deri më tani.

-Në garën për golashënues është edhe një …portier. Kotorri ka shënuar 3 herë me penallti dhe ka humbur një, ndërkohë që golashënuesi më i mirë i Elbasanit, Kejvin Gica, ka 4 gola.

-Elbasani e nisi aventurën në Kategorinë e Dytë me një fitore përballë Përmetit në shtëpi në shifrat 4 me 1. Ashtu si e nisi, e mbylli edhe këtë vit, teksa ndeshjen e fundit të 2017- ës fitoi 4 me 1 me Memaliajin.

-Rënia e skuadrës në nivele të ulëta solli edhe largimin nga stadiumet të ultrasve të ekipit “Tigrat Verdheblu”. Këtë sezon ka lindur një grupim i ri me adoleshentë “Tigrat Junior” që mbështesin skuadrën në ndeshjet në shtëpi.

Related posts

E NXORRI NGA BALTA/ Shënoi gol në derbi, Grent Halili ia dedikon babait me plot “halle” (VIDEO)

Isa.Autor

LUFTË E MADHE PËR TITULL NË SUEDI/ Ekipi i mesfushorit shqiptar fiton kampionatin në ndeshjen e fundit

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Mbrojtësi shqiptar në formacionin e javës në Europë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment