Futboll Sport

Vendimi qesharak, arbitri mbyll ndeshjen pak sekonda para golit të Flamengo-s (VIDEO)

Flamengo ka barazuar 0-0 me skuadrën kolumbiane Santa Fe në ndeshjen e grupit të Copa Libertadores të mërkurën mbrëma.

Ndeshja e parë mes skuadrave nuk ka qenë pa polemika. Ndeshja është luajtur në një Maracana të boshatisur pasi Flamengo është dënuar për shkak të dhunës së tifozëve në finalen Copa Sudamericana në dhjetor. Ndeshja përfundoi 1-1.

Por të enjten, arbitri uruguaian Daniel Fedorcuzuk tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pas një vendimi shumë të çuditshëm.

Pak pasi vërshëlleu për të mbyllur ndeshjen, zëvendësuesi i Flamengo-s Guevanio shënoi gol në portën e portierit Robinso Zapata – por goli i tij nuk është quajtur i vlefshëm, teksa arbitri kishte sinjalizuar fundin e ndeshjes.

Lojtarët e Flamengo-s dhe stafi teknik kanë protestuar, por më kot pasi vendimi ishte marrë dhe ishte i parevokueshëm.

https://youtu.be/WRPPjxOKPjk

Related posts

“BOMBERI HERO” ME DOPIETË/ Piatek përmbys Atalantën dhe mban ekipin në Champions

Delo.autor

Hidhen poshtë spekulimet, Hysaj nuk largohet nga Napoli

Q.Autor

FLET “TOPI I ARTË” I TË KUQVE/ Pogba do të ishte më i miri në botë nën menaxhimin e Fergusonit

Isa.Autor

Leave a Comment