Champions League Futboll Sport

Dhuna kundër tifozit të Liverpool, dy italianë presin vendimin e gjyqit

Dy italianë janë inkriminuar nga drejtësia britanike, tifozë të Roma-s, të arrestuar në Liverpool për dhunën jashtë stadiumit para ndeshjes Liverpool-Roma, pasi çuan në gjendje të rëndë një mbështetës të “Reds”-ave, Sean Cox, 53 vjeç, që tashmë ndodhet në koma. Dy të rinjtë janë Filippo Lombardi, 20 vjeç, për të i cilin policia në Merseyside e akuzon për dhunën e shkaktuar kundër Cox, dhe Daniele Sciusco, 29 vjeç, i akuzuar për mbajtjen e mjeteve të dhunës.

Pritet tashmë që (Gjykata) South Sefton Magistrates Court të formalizojë ndalimin e tyre. Sipas asaj që referohet nga studiot ligjore, të dy italianët janë njohur me masën e arrestit me burg nga gjykatësi McGarva. Filippo Lombardi dhe Daniele Sciusco kanë refuzuar që të paguajnë për këtë çështje, ndaj janë dërguar në burg.

Seanca tjetër e gjyqit do të zhvillohet më 24 maj. Për ta, sipas konfirmimit nga avokatët, akuza nuk është më tentativë vrasje, sepse për Sciusco akuza tashmë është “dhunë e çrregullt”, ndërkohë që për Lombardi-n akuzat janë të dëmtimit me dhunë të një personi. Të dy janë transferuar në një burg të Liverpool-it dhe duhet që të qëndrojnë deri në ditën që do të procedohen.

Të dy tifozët e Roma-s janë arrestuar për dhunën kundër tifozit të Liverpool kanë hedhur poshtë akuzat e bëra nga gjykatësit anglez. Filippo Lombardi dhe Daniele Sciusco janë marrë në pyetje gjatë orëve të shkuara dhe kanë konfirmuar se nuk kanë qenë ata autorët  e asaj që ndodhi. Të dy, në bazë të asaj që raportohet nga avokati italian, Lorenzo Contrucci, shfrytëzuan të drejtën për të mos u përgjigjur pyetjeve të tjera.

Related posts

Griezman në Angli, aty ku nuk e priste askush

Sadik.Autor

BARCELONA NIS PËRGATITJET PARASEZONALE/ Griezmann turpërohet në stërvitjen e parë (VIDEO)

Delo.autor

LEONARDO PRANON KRIZËN/ Milan merr vendimin për trajnerin Gattuso (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment