Futboll Seria A Sport

Allegri kërkon që Juventusi të rikthejë besimin e humbur në derbi kundër Interit

Massimiliano Allegri ka tentuar që të rikthejë në skuadrën e tij besimin e humbur.Juventus me një barazim dhe një humbje nga Napoli, ka hapur garën për titull me këtë ta fundit që i ka larg vetëm një pikë në renditje.

Për të ruajtur kreun, Juventusi ka nevojë për tre pikë në udhëtimin në ‘San Siro’ ku i pret Interi.Kjo ndeshje luhet nesër nga ora 20:45.Allegri në konferencën e fundit për shtyp, ka thënë se ky sezon po e dëfren me futbollin, në krahasim me sezonet e kaluara kur Juventusi e mbyllte kampionatin një muaj më herët.

“Sot po dëfrehem më shumë me futbollin, pasi gjërat e thjeshta më mërzisin, tipi të fitojmë titullin një muaj përpara përfundimit të kampionatit. Tani duhet kurajë dhe këto momente duhen jetuar me entuziazëm dhe dëshirë”, tha trajneri i Juves.

“Janë disa momente të vështira kur gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë, por kjo nuk do të thotë që një skuadër me fenomenë të kthehet në një skuadër mediokre krejt papritur. Duhet më shumë ekuilibër. Të shtunën duhet të luajmë një ndeshje të madhe, por kampionati nuk vendoset këtë fundjavë. Duhet një ndeshje e fortë, në të kundërt nuk ‘dalim gjallë’ nga San Siro”, tha Allegri.

Related posts

Varane: “Ëndërrojmë titullin, por në Botëror nuk ka asnjë favorit”

Isa.Autor

DEMBELE DREJT LARGIMIT NGA BARCELONA/ Flet agjenti i lojtarit: Dëshira e atij është të luajë me…

Delo.autor

Rusi-Arabia Saudite/ Vjen goli i parë i Botërorit, Gazinski çon në avantazh rusët (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment